Myslimanët protestojnë edhe në Novi Pazar
Një tubim protestues dhe shëtitje me rastin e filmit “Pafajësia myslimane” janë mbajtur të premten edhe në Novi Pazar të Serbisë, por protesta kaloi pa incidente dhe pa djegie të çfarëdo flamujsh.Protesta ishte e paraqitur para organeve të rendit, ndërsa në të morën pjesë rreth 1 000 qytetarë, kryesisht të rinj.
Pas shëtitjes, të tubuarve iu drejtua imami Irfan Malic, i cili theksoi se nuk duhet djegur flamuj, sepse ata janë simbol i popujve, kurse ne, tha ai, nuk kemi asgjë kundër popujve, por kundër individëve, të cilët kanë bërë një film anti-mysliman.
Në tubim janë vërejtur edhe dy flamuj turq, si dhe pano me mbishkrime: Liri për Palestinën, Afganistanin, Irakun dhe Sirinë. /Telegrafi/