Në Nigeri digjen të gjallë mbi 100 persona

17:56 / 12.07.2012
Mbi 100 persona kanë vdekur në jug të Nigerisë pasi një çisternë që transportonte karburant u përplas dhe flaka e lëndës u përhap duke i përfshirë të gjithë përreth.

Autoritetet thonë se automjeti nuk mori flakë menjëherë dhe kjo bëri që banorët e një fshati të vraponin drejt tij për të mbledhur karburantin e derdhur, por pikërisht atëherë ndodhi shpërthimi, që i dogji ata deri në vdekje.

Gazetari Emeka Idika tha për BBC se varrimi i personave të djegur të cilët nuk mund të identifikohen do të bëhet në shtetin e Riversit, ndërkohë që saktësoi se rreth 35 persona të tjerë janë dërguar në spital.

Reporteri tha gjithashtu se numri i viktimave mund të rritet pasi disa njerëz nga një tjetër fshat i afërt, Okogbe, ishin pranë zjarrit dhe trupat e tyre nuk janë lokalizuar ende.

“Herët në mëngjes, një çisternë e mbushur me benzinë u përmbys dhe njerëzit vrapuan për të mbledhur lëndën e derdhur, që papritur mori flakë dhe u mori jetën”, tha ndërkohë një zëdhënës i policisë për “Reuters”.

Ndërsa një gazetë lokale, “Nigeria’s Daily Times”, raporton se çisterna u përplas me tre makina të tjera. Aksidente të tilla nuk janë të rralla në Nigeri, raporton Top Channel.

Disa qindra persona kanë vdekur në dekadën e fundit teksa përpiqeshin të mblidhnin karburant që rridhte nga tuba që ishin çarë apo dëmtuar qëllimisht. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
16:21 / 23.05.2013
Geti dhe Bleona Qereti

“Po T’Shoh Përmas”, këngë e rekordeve

Kënga e lansuar të dielën nga hip hop grupi Tingulli 3nt, “Po T’Shoh Përmas”, ka arritur që në orët e para të lan...
Teknologji
11:15 / 23.05.2013
LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj të telefonave Android, përkatësisht modelin LG Optimus G...
Ekonomi
16:21 / 23.05.2013

Besim Beqaj zyrtarisht fillon punën në Ministrinë e Financave

Ministri i Financave Besim Beqaj, ka filluar zyrtarisht të enjten detyrën e Ministrit të Financave. Në takimin zyrtar me z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.