Në xhaminë e Kaçanikut duhet të kthehen rendi e ligji

18:35 / 12.07.2012
Kryetari i Kaçanikut, Besim Ilazi dhe kreu i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, të enjten kanë biseduar lidhur me polarizimin e komunitetit mysliman të këtij mjedisi pas emërimit të Florim Nezirajt në krye të Këshillit të BIK-ut në Kaçanik.

“Myftiu Tërnava e ka njoftuar kryetarin me gjenezën e problemit, ndërsa ka nënvizuar se BIK-u ka bërë dhe do të vazhdojë të bëjë përpjekje për normalizimin e gjendjes”, ka theksuar Hajrush Dullovi, zëdhënës i Komunës, pas takimit të mbajtur në zyrën e Ilazit. Ai e ka cituar Tërnavën të ketë deklaruar se në xhami duhet të kthehet rendi dhe ligji, raporton Koha.

Ndërkaq, Ilazi është cituar t'i ketë thënë mysafirit se Komuna nuk do të ndërhyjë në autonominë e brendshme të BIK-ut, por kërkon zgjidhje për dalje nga situata e rëndë në xhami. “Problemet në xhami duhet të zgjidhen edhe për shkak se janë duke reflektuar keq në kontekstin e sigurisë së përgjithshme”, i kishte thënë Ilazi Tërnavës.

Se zhvillimet në xhaminë e qytetit vazhdojnë të mbeten problem që e rëndon gjendjen e sigurisë së përgjithshme në Kaçanik e ka thënë edhe Këshilli Komunal i Sigurisë të hënën. Në këtë kontekst, është rikujtuar se telashet në xhami janë duke i shkaktuar mbështetësit e ish-kreut të Këshillit të Bashkësisë Islame të Kaçanikut, Musli Vërbani, dhe ata të kreut të ri të këtij institucioni fetar.

“Ky problem është duke na preokupuar tash e 6 muaj. Deri tashti i kemi hapur 30 raste aty për dëmtim të pasurisë, për prishje të rendit dhe të qetësisë publike dhe për armëmbajtje pa leje. Është rasti më i rëndë me të cilin policia është marrë viteve të fundit”, ka theksuar togeri Mehmetali Hajdini, komandant i Stacionit Policor të Kaçanikut. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
20:01 / 24.05.2013
Adrian Gaxha dhe Floriani

Gaxha dhe Floriani sjellin këngën e re

Adrian Gaxha dhe Floriani kanë lansuar sot këngën e tyre më të re duet të titulluar “Kjo Zemër”.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.