NATO është alternativa e vetme për Maqedoninë

14:55 / 8.06.2012
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti është takuar të premten me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni, Poll Volers.

Në njoftimin e BDI-së thuhet se Ahmeti dhe Volers kanë diskutuar për zhvillimet politike në vend dhe perspektivën euroatlantike të Maqedonisë, në veçanti pas samitit të NATO në Çikago.

Volers uroi BDI-në për 10 vjetorin e themelimit të partisë, duke thënë se është bërë shumë në këto 10 vite të fundit në Maqedoni, por akoma ka edhe shumë punë për tu bërë.

Ahmeti falënderoi ambasadorin Volers për rolin konstruktiv të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në ndërtimin e shoqërisë multietnike në Maqedoni.

Bashkëbiseduesit gjithashtu folën edhe për të ardhmen e Maqedonisë pas samitit të NATO në Çikago, me ç’rast Volers rinkonfirmoi qëndrimin se vendi i Maqedonisë është në NATO, duke shprehur besimin se proceset, sado të vështira që mund të jenë, kanë zgjidhje dhe janë të arritshme.

Ahmeti ritheksoi qëndrimin se NATO është alternative e vetme për Maqedoninë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
21:13 / 19.05.2013

Lulgjuraj: Dhamë maksimumin, por kjo nuk mjaftoi

Adrian Lulgjuraj, i cili së bashku me Bledar Sejkon e përfaqësuan Shqipërinë në Eurovision, ka thënë se të gjithë dha...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
11:34 / 19.05.2013

Policia sërish përgatit tender për “Porsche Prishtina”

Policisë së Kosovës i ka dalë sërish problem me tenderin për furnizim me vetura patrulluese, pasi që edhe në tenderët ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.