NATO: S'na hyn “në punë” vendimi i GJND-së
Pozicioni i NATO-s në lidhje me pranimin e Maqedonisë si anëtare e plotfuqishme nuk ka ndryshuar. Vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë (GJND) është për çështjen dypalëshe mes Greqisë dhe Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë dhe nuk ndikon në vendimin e aleatëve të NATO-s në Samitin në Bukuresht në vitin 2008.Kështu shkruan Agjencia Shtetërore “MIA”, e cila pretendon se ka siguruar një deklaratë të tillë nga një përfaqësues i lartë i Aleancës në Bruksel.
“Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen në dhjetor të vitit 2011 theksoi se vendimi i Gjykatës në Hagë është për zgjidhje dypalëshe mes vendit tuaj dhe Greqisë. Vendimi nuk ndikon në aleatët e Aleancës dhe ne u dakorduam se ftesa për anëtarësim të IRJM-së në NATO do të dërgohet menjëherë pasi që të kontraktohet zgjidhje e përbashkët e pranueshme për emrin. Ky vendim u përsërit edhe në Samitet e ardhshme dhe mbledhjet ministrore”, ka theksuar ky përfaqësuesi i lartë i NATO-s. /Telegrafi/