NATO vazhdon të ketë rol të rëndësishëm në Kosovë

15:41 / 3.10.2012
Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, ka pritur në takim një delegacion të Komisionit të Dimensionit Civil të Sigurisë, të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, të udhëhequr nga kryesuesi i këtij Komisioni, Lord Jopling.

Presidentja Jahjaga theksoi se Kosova ka shënuar përparim të madh në të gjitha fushat dhe pas përmbylljes së pavarësisë së mbikëqyrur Kosova i ka marrë të gjitha përgjegjësitë e saj, duke garantuar të drejtat e barabarta për të gjitha komunitetet që jetojnë në vend.

Sipas saj, ky është një sukses i përbashkët i institucioneve, qytetarëve të Kosovës dhe i bashkësisë ndërkombëtare.

Ajo theksoi se NATO ka luajtur dhe vazhdon të luajë një rol të rëndësishëm në Kosovë dhe gëzon respektin dhe nderimin e të gjithë qytetarëve si institucioni më i besueshëm.

Presidentja vlerësoi se Kosova është dëshmuar si faktor paqeje dhe stabiliteti në rajon dhe si promovuese e fqinjësisë së mirë, duke qenë e hapur për bashkëpunim me të gjitha shtetet e rajonit.

Presidentja Jahjaga e falënderoi NATO-n për ndihmën që i ka dhënë dhe po i jep FSK-së, në arritjen e kapaciteteve të plota operacionale, duke e bërë një institucion shumë të rëndësishëm në shërbim të vendit.

Ndërkaq, Lord Jopling, tha se aspiratat për integrim evropian dhe euroatlantik për të gjitha shtetet e Ballkanik janë të ndërlidhura.

Ai theksoi rëndësinë e pajtimit dhe besimit ndërmjet të gjithë njerëzve në Kosovë, dhe vlerësoi të arriturat në vend në rrugën e integrimeve euroatlantike, si dhe u interesua për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. /Telegrafi/


 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
20:28 / 25.05.2013

Asgjë mes Dafinës dhe Bluntit

Dafina Zeqiri ka mohuar thashethemet e fundit në media se ajo ka një lidhje me DJ Blunt, ndërsa ka qeshur me spekulimet që ...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.