Nazmi Mustafi rrahet në burg dhe përfundon në spital

17:19 / 4.02.2013
Ish-udhëheqësi i task-forcës antikorrupsion, Nazmi Mustafi, vazhdon të jetë në trajtim mjekësor në spitalin rajonal të Pejës pas rrahjes me një të paraburgosur tjetër në Qendrën e Paraburgimit (QP) në Pejë.

Përleshja kishte ndodhur të premten rreth orës 18:05 në kohën kur Nazmi Mustafi dhe të paraburgosurit tjerë ishin duke darkuar në sallën e ushqimeve në qendrën e paraburgimit në Pejë.

Rrahjen kanë konfirmuar qendra e paraburgimit, zyra për informim e Ministrisë së Drejtësisë (MD) dhe vet mbrojtësi i të pandehurit Mustafi, Bajram Tmava, shkruan Gazeta Jeta në Kosovë.

Ende nuk dihen motivet e përleshjes, mirëpo që zyra për informim e Ministrisë së Drejtësisë thotë se për këtë rast janë hapur hetime.

“Oficeri korrektues në detyrë, pasi ka dëgjuar një zhurmë në sallën e ushqimit, ka hyrë dhe e ka larguar të paraburgosurin Nazmi Mustafi nga salla e ushqimit dhe menjëherë ka lajmëruar mbikëqyrësin e ndërrimit”, ka thënë zyrtari i informimit në ministri, Astit Kolaj.

Ata “e kanë dërguar në ambulancën e burgut me ç’rast i është dhënë ndihma e parë dhe nga mjeku i burgut është vendosur që të dërgohet në Spitalin Rajonal në Pejë”, tha Kolaj.

Sipas Kolajt, përveç masave të ndërmarra nga Shërbimi Korrektues i Kosovës bazuar në Ligjin për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale, rasti është lajmëruar në Policinë Kosovës dhe në administratën e EULEX-it, me ç’rast përveç hetimeve të brendshme, kanë filluar edhe hetimet policore.

Gazeta Jeta në Kosovë, ka kontaktuar gjithashtu zëdhënësin për informim të Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Xhevat Ibraj, mirëpo ai thotë se nuk është në dijeni nëse është hapur ndonjë procedurë hetimore për rastin në fjalë.

Prokurori ende ndodhet në trajtim në Spitalin Rajonal të Pejës dhe, sipas zyrës për informim të Ministrisë së Drejtësisë, i paraburgosuri Mustafi pritet të kthehet brenda ditës së sotme (e hënë) në qendrën e paraburgimit në Pejë.

Avokati i Mustafit, Bajram Tmava, tha se është në dijeni të përleshjes fizike, por se nuk ka informacione tjera në lidhje me rastin.

Ish-prokurori i Prokurorisë Speciale të Kosovës, Nazmi Mustafi, është në paraburgim nga 2 prilli 2012, pasi ngarkohet për veprat penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”, “armëmbajtje pa leje” dhe “shpërdorim i detyrës”. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Nazmi Mustafi
Nazmi Mustafi
 
 
Magazina
23:30 / 19.05.2013
Big Mama, Foto: FB

Big Mama u thotë femrave: Po shkoi njëri vjen tjetri!

Besjana Kasami,e njohur me emrin skenik si Big Mama, së shpejti do të sjellë këngën me titull “Ku mbeti dashuria”, e c...
Teknologji
19:58 / 19.05.2013
Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Kërkesë e madhe për HTC One, dyfishohet prodhimi

Njëri nga problemet me të cilat ballafaqohen prodhuesit e telefonave mobil është sasia që ata duhet ta lëshojnë në treg...
Ekonomi
8:43 / 20.05.2013

Kërkon tre milionë euro shpërblim për menaxhim të KEK-ut

Po kërkojnë të shpërblehen me 3 milionë euro për punën që e bënë në Kosovë para shtatë vitesh. Zyrtarët e kompani...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.