Ndalohen 6 sirianë në Gjirokastër

10:34 / 17.09.2012
Policia e Gjirokastrës ka bllokuar 6 shtetas Sirianë, 3 në aksin rrugor Gjirokastër –Tepelenë, si dhe 3 në aksin rrugor Gjirokastër-Jergucat. Ndalimi i tyre është bërë dje rreth orës 17.30, në Aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në afërsi të Tepelenës, në një automjet tip “Ford” me targa të huaja që drejtohej nga Grigor Sulaj 45-vjeç.

Ndërkohë tre shtetasit e tjerë sirianë janë kapur në afërsi të fshatit Grapsh, të cilët po udhëtonin në këmbë në drejtim të Gjirokastrës, pasi kishin kaluar me këmbë nga poshtë postbllokut të policisë në Jergucat .

Sipas policisë, sirianët kanë hyrë nëpërmjet kufirit jeshil nga Greqia dhe për t’ju shmangur postoblloqeve të Policisë në Jergucat dhe në Ujin e Ftohtë Tepelenë, në këto segmente rruge zbresin nga makina dhe kalojnë me këmbë nga poshtë pikës së kontrollit.

Nga hetimet rezulton se këta persona, janë ndihmuar që në Athinë nga një qytetar nga Tepelena, i cili i ka ndihmuar të hyjnë në Shqipëri dhe më pas i ka hipur në automjetin tip Furgon të shtetasit të sipërpërmendur për t’i transportuar në Tiranë, transmeton noa.al.

Policia ka shpallur në kërkim dy shtetas një nga Tepelena dhe një nga Tirana, pasi organizojnë dhe zhvillojnë trafikun e shtetasve të huaj marokenë, sirianë, algjerianë e Palestinezë nga Athina në Shqipëri e më pas në Malin e Zi , kundrejt vlerës 1500 euro për person. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.