Ndërhyrja amerikane në Kosovë dhe suksesi në ndërtimin e shtetit

12:04 / 24.09.2012
Wall Street Journal në një editorial të botuar në numrin e sotëm, rikujton ndërhyrjen amerikane në Kosovë dhe suksesin në ndërtimin e shtetit të ri kosovar.

Në një muaj shqetësues në Lindjen e Mesme, vjen një kujtim i një kohe, kur Amerika u ballafaqua me sfidën dhe i dha formë një bote të trazuar. Tani duket si të ishte një epokë tjetër, shkruan WSJ.

“Shteti i vogël i Kosovës këtë muaj doli nga mbikëqyrja ndërkombëtare drejt pavarësisë së plotë, një ngjarje që mori pak vëmendje jashtë cepit të pluhurosur të Ballkanit".

"Presidenti Obama kishte të drejtë për ta festuar atë që quajti ‘moment historik’, por ai ka mundur të ndalet më shumë në lidhje me atë se si fuqia amerikane i dha fund një dekade të luftës në Evropën Juglindore dhe ndihmoi në lindjen e shtetit më të ri të kontinentit. Këto mësime ende mund të gjejnë zbatim”, shkruan WSJ, transmeton REL.

“Luftimet dhe vrasjet në Ballkan në vitet e 1990-ta ishin po aq mizore, siç janë sot në Lindjen e Mesme. Kur, Slobodan Milosevici vuri në shënjestër popullatën etnike shqiptare, kryesisht myslimane, presidenti demokrat Bill Clinton, që ndërhyri vonë për shpëtimin e Bosnjës në vitin 1995 dhe ndjente keqardhje për dështimin në ndalimin e gjenocidit të Ruandës, nuk hezitoi".

"Ai anashkaloi Kombet e Bashkuara dhe i dërgoi forcat ajrore amerikane. Pas 78 ditësh të bombardimeve të NATO-s, spastrimi etnik i kryer nga serbët u ndalua në pranverën e vitit 1999”, kujton WSJ.

Kosova përfundoi në një harresë ndërkombëtare, por, Washingtoni mbeti i përkushtuar për kauzën, madje edhe pas sulmeve të 11 shtatorit dhe luftërave në Irak dhe në Afganistan, thekson gazeta.

“Presidenti Bush u ngrit mbi kërcënimin rus dhe ambivalencën evropiane në shtytjen e tij për pavarësi, e cila u shpall në vitin 2008”.

Deri në javën e kaluar, kujton WSJ, Grupi Drejtues Ndërkombëtar ofroi një “pavarësi të mbikëqyrur”.

“Edhe pse Serbia dhe Rusia janë përpjekur ta minojnë atë në OKB dhe në vendet tjera, Kosova tashmë ka miratuar Kushtetutën, ka ndërtuar demokraci parlamentare, ka ngritur ambasadat, ka zgjedhur himnin kombëtar dhe ka ngritur një ushtri".

"Kosovarët nuk do t’ia dilnin mbanë pa mbështetjen ushtarake dhe politike amerikane, dhe ata janë mirënjohës për këtë. Kryeqyteti, Prishtina mban emrat e Bushit dhe Clintonit në dy nga rrugët e saj", shkruan në editorialin e sotëm, e përditshmja amerikane Wall Street Journal. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
20:28 / 25.05.2013

Asgjë mes Dafinës dhe Bluntit

Dafina Zeqiri ka mohuar thashethemet e fundit në media se ajo ka një lidhje me DJ Blunt, ndërsa ka qeshur me spekulimet që ...
Teknologji
17:54 / 25.05.2013
BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

BarCamp i 13-të, grumbullon komunitetet më aktive në Kosovë

Edicioni i radhës i BarCamp Prishtina, sponsorizuar nga IPKO Foundaiton dhe që është i trembëdhjeti me radhë, me 29 maj 2...
Ekonomi
15:45 / 25.05.2013

AKR: Akuzat ndaj Ismajlit, me karakter elektoral

Aleanca Kosova e Re, ka reaguar ndaj shkrimeve nëpër media, në të cilat ministri ri i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, a...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.