Ndërkombëtarët zhgënjehen nga prishja e PDSH-së me RDK-në

14:46 / 4.02.2012
Përfaqësuesit ndërkombëtarë në Shkup janë të zhgënjyer nga prishja e bashkëpunimit midis PDSH-së dhe RDK-së.

“Jemi të befasuar nga prishja e këtij bashkëpunimi të deklaruar, akoma pa bërë asnjë hap apo pa e formalizuar atë. Është mirë që liderët e secilës parti të arsyetohen para elektoratit se përse u prishën marrëdhëniet. Me këtë krijohen kushtet që partitë e mazhorancës të jenë më komode përballë një opozite të dobët”, theksoi për Ina, një diplomat perëndimor.

Në fillim të dhjetorit të vitit të kaluar, PDSH dhe RDK, përmes liderëve Menduh Thaçi dhe Rufi Osmani, shpallën nismën e bashkëpunimit mes subjekteve të tyre politike. Ata u pajtuan për një plan dinamik, në funksion të realizimit të objektivave të përbashkëta, në dobi të shqiptarëve dhe të tejkalimit të problemeve të shumta të vendit. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
 
 
Magazina
10:22 / 17.05.2012
Genta Ismajli

Genta Ismailji bashkëpunim me Dj Blunt

Këngëtarja Genta Ismajli do të vijë në bashkëpunim kësaj radhe me DJ kosovar DJ Blunt.
Teknologji
10:53 / 17.05.2012
Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Sipas të dhënave të cilat i ka grumbulluar kompania Gartner, dërgesat e kompjuterëve personal në Evropën Perëndimore gj...
Ekonomi
11:05 / 17.05.2012

Kina rrit kërkesën për ar

Kërkesa kineze për ar ka arritur një rekord të ri në tremujorin e parë të vitit 2012, bën të ditur Këshilli Botëror ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.