Ndotja akustike në Tiranë

11:04 / 29.05.2011

Dhjetëra qytetarë të Tiranës denoncuan natën e të shtunës në televizionin Ora News kaosin e krijuar në kryeqytet nga lokalet e natës.

Sipas qytetarëve, lokalet e natës nuk po zbatojnë ligjet në fuqi duke krijuar zhurma shqetësuese deri në orët e para të mëngjesit.
Këtij denoncimi qytetar, i janë bashkuar edhe shumë përfaqësi diplomatike në Tiranë.

Gjithashtu, qytetarët denoncuan mos funksionimin e policisë bashkiake të Tiranës dhe asaj të mjedisit, të cilat kanë për detyrë të zbatojnë ligjin e ndotjes akustike. Sipas qytetarëve, asnjë prej institucioneve përgjegjëse nuk ka marrë asnjë masë për kontrolle, raportoi Ora News./Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.