Ndreca: Do t’i kërkoj takim Hilary Clintonit

13:47 / 29.10.2012
Drejtuesi i grevës së urisë së ish-të përndjekurve politikë Gjergj Ndreca, i cili ishte i pari që u vetëdogj me benzinë nga spitali QSUT, ku vijon të kurohet, shprehet se pas letrës që i dërgoi sekretares amerikane të shtetit Hilary Clinton, shpreson që ta takojë gjatë vizitës së saj në Tiranë më 1 nëntor.

Ndreca paralajmëron se greva e ish- të burgosurve politikë do të vijojë ndërkohë kërcënon se ajo të të ketë sërish akte vetë-flijues. Ish-i burgosuri politik shprehet se bashkë me shokët, nuk do tërhiqet nga kërkesat për marrjen e dëmshpërblimeve që iu takojnë.

Gjergj Ndreca, ish-i burgosuri politik, u bë i njohur për reagimet e tij të dhunshme kundër politikanëve dhe arriti kulmin me djegien e tij publike në 8 tetor përpara tendave të grevës së urisë në zonën e 'Komunës së Parisit'. Pas 31 ditësh të ngujuar në një çadër në zonën e “Komunës së Parisit” në Tiranë, ish-të përndjekurit politik i dhanë fund grevës së tyre duke theksuar se lufta për kauzën e tyre nuk përfundon me kaq. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
15:18 / 24.05.2013
Atifete Jahjaga

Presidentja feston 20-vjetorin e maturës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaba, është duke u bërë gati që të festojë 20-vjetorin e mbrëmjes s...
Teknologji
13:50 / 24.05.2013
Huawei të debutojë me Ascend P6

Huawei të debutojë me Ascend P6

Muajin e ardhshëm, saktësisht më 18 qershor, Huawei do të mbajnë një ngjarje të re mediale, në të cilën thuhet se do ...
Ekonomi
15:18 / 24.05.2013

Ministri Beqaj priti në takim ambasadorin austriak

Ministri i Financave Besim Beqaj, ka pritur në takim zyrtar ambasadorin e Republikës Federale të Austrisë në Prishtinë...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.