Ndreca, letër Sekretares Clinton

21:46 / 19.10.2012
Gjergj Ndreca, ish-i burgosuri politik që i vuri zjarrin vetës, pasi është rikthyer nga Greqia ku mori mjekim të specializuar, i ka dërguar një letër Sekretares amerikane të Shtetit, Hillary Clinton.

Në letër Ndreca denoncon mashtrimin e qeverisë, pasi ligji i miratuar në vitin 2007 për dëmshpërblimin e ish-të dënuarve politikë e detyron atë të mbyllte këtë proces deri në vitin 2015. Ndreca shprehet në letër se me këtë ritëm ata do të marrin paratë pas 40 vitesh.

"Thelbi i kërkesave tona, ka të bëjë me një defekt themelor të shoqërisë ku jetojmë, moszbatimin e ligjit. Kërkesat tona u injoruan dhe në vend të dialogut dhe zgjidhjes u përballëm me një fushatë përbaltjeje, si kriminelë ordinerë”, shkruan ai, transmeton “Shekulli”.

“Akti im dhe i mikut tim Lirak Bejko, që shkuam me qetësi drejt vetëflijimit, nuk është akt i njerëzve të dëshpëruar, por i qytetarëve të vendosur që duan të ndezin shpresën e një shoqërie, e cila është lodhur nga zhgënjimet, korrupsioni dhe regjimet autoritare", thuhet në letrën që ia i ka dërguar sekretares Clinton. Ndreca shprehet se faktori ndërkombëtar është shpresa e fundit e tyre. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.