Ndryshimet kushtetuese, kërkohet pavarësi në institucione

13:50 / 14.09.2012
Këshilli i Legjislacionit për diskutimin e ndryshimeve kushtetuese të propozuara nga Partia Socialiste ka nisur seancën dëgjimore me grupet e interesit.

Përfaqësuesit e Euralius në këshill e kanë cilësuar si shumë të rëndësishëm heqjen e imunitetit, ndërsa u kërkua rikonfigurimi i sistemit gjyqësor dhe pavarësia e tij.

Sakaq përfaqësuesit e OSBE kërkuan që të hiqet imuniteti si dhe të arrihet pavarësia e institucioneve si një domosdoshmëri për ecurinë e vendit.

Në këtë kuadër u theksua se çështja e imuniteteve është një çështje që duhet të miratohet sa më shpejt që të jetë i mundur.

Siç informon noa.al gjatë mbledhjes së Këshillit të Lartë të Drejtësisë, nënkryetari i KLD, Elvis Cefa tha se ndryshimet për anëtarët e KLD janë të panevojshme, pasi mund të ekzistojë mundësia e një bllokimi të anëtarëve të këtij këshilli nga politika.

Këshilli i Legjislacionit e nisi mbledhjen me konfirmimin e pranisë së të ftuarve, por pa praninë e përfaqësuesve nga Prokuroria e Përgjithshme.

Kujtojmë këtu se paketa kushtetuese e propozuar nga Partia Socialiste lidhet me zgjedhjen e anëtarëve të Gjykatës së Lartë, Gjykatës Kushtetuese, anëtarëve të Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm, me shumicë të cilësuar. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
11:39 / 23.05.2013
Katherine Heigl

Heigl pëlqen jetën në fshat

Katherine Heigl kurrë nuk ka qenë më e lumtur se sa tash që është zhvendosur në Utah me burrin e saj Josh Kelley dhe dy ...
Teknologji
11:15 / 23.05.2013
LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG Optimus GJ, rezistent ndaj ujit dhe pluhurit

LG ka shtuar edhe një model të ri të telefonit në linjën e saj të telefonave Android, përkatësisht modelin LG Optimus G...
Ekonomi
11:46 / 23.05.2013
Foto: Ilustrim

Kuvendi, në fund të qershorit raportin për faturat e KEK-ut

Komisioni i formuar nga Kuvendi i Kosovës, për hetimin e faturave të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), për janar ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.