Në Bajram Curri, digjet makina e një gjyqtari
Automjeti i një gjyqtari në qytetin Bajram Curri është djegur totalisht, ndërsa policia ka nisur hetimet për shkaqet.Mësohet se automjeti personal i gjyqtarit Artan Haradinaj ka marr flakë rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm.
Mjeti ka qenë i parkuar pranë banesës në lagjen ‘Dardania’, transmeton BalkanËeb.
Efektivët e policisë në vendngjarje nisën hetime për zbardhjen e shkaqeve të djegies të automjetit të Haradinaj. /Telegrafi/