Në dhjetor zgjedhje në pako në Maqedoni

10:06 / 28.09.2012
Portali për çështje ekonomike” Kapital” shkruan sot se zgjedhjet e parakohshme parlamentare dhe lokale pritet të mbahen në muajin dhjetor.

Kjo datë vjen me insistim dhe skenarë të BDI, e cila dëshiron sa më shpejt zgjedhje të parakohshme pasi që vendi nuk do të arrijë të përfitojë datën për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, shkruan "Kapital", duke u thirrur në burime të afërta me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti.

Edhe agjencia e lajmeve INA kohë më parë paralajmëroi se zgjedhjet lokale dhe parlamentare mund të mbahen në pako në muajin nëntor ose dhjetor, një skenarë serb i zgjedhjeve të korrikut, i nxitur nga bashkësia ndërkombëtare.

Zgjedhjet lokale në Maqedoni sipas agjendës së rregullt duhet të mbahen në mars të 2013, mirëpo në rast të shpalljes së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, për shkak të krizës qeveritare, pritet që në pako të mbahen zgjedhjet lokale dhe parlamentare. /Telegrafit/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.