Në Francë arrestohen 42 shqiptarë
Pas një kontrolli në lindje të Francës dhe Gjermanisë, u arrestuan 42 shqiptarë të dyshuar si pjesëtarë të një rrjeti të drogës. Ndaj 21 prej tyre janë ngritur aktakuzat.Akuzat janë ngritur kundër 20 burrave dhe një gruaje, shumica e të cilëve janë shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova, kanë thënë nga prokuroria franceze.
Gjithsej 30 mijë euro para të gatshme janë konfiskuar, së bashku me disa armë dhe automjete. Sipas prokurorisë, “shuma më e madhe e parave është dërguar në Shqipëri”, transmeton AFP.
Në këtë aksion, që është realizuar para disa ditësh, kanë marrë pjesë 200 policë francezë, gjermanë dhe zviceranë, përfshirë edhe njësitë speciale dhe zyrtarët e imigracionit. Nga prokuroria franceze thonë se ky grup ka vepruar në tri shtete dhe se fjala është për qindra kilogramë drogë. /Telegrafi/