Në hall me amendamentet jokushtetuese

9:28 / 11.08.2012
Kuvendi i Kosovës nuk është duke ditur si të sillet me amendamentet kushtetuese që i referohen ndryshimit të kompetencave të presidentit dhe mënyrës së zgjedhjes së tij. Hamendjet më të mëdha i ka për amendamentet që kanë dalë të jenë jokushtetuese.

Një burim i gazetës “Koha Ditore” ka thënë se, në disa takime joformale, deputetë të pozitës dhe të opozitës, të përfshirë në Komisionin për ndryshime kushtetuese, kanë shtruar tezën se mund të riformulohen dhe të qiten për votim edhe amendamente, të cilat me aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese ka dalë se pakësojnë të drejtat dhe liritë e njeriut të garantuara në Kapitullin II. Sipas tij, ato do të mund të riformuloheshin deri në seancën kur të votohen edhe amendamentet që kanë marrë dritën jeshile të Kushtetueses. Por, ka pasur edhe deputetë që nuk e kanë mbështetur këtë rrugë.

“Për shkak që procedura për veprimet e mëtejme nuk është e sqaruar si duhet, shumica janë dakorduar që disa amendamente të riformulohen në frymën e aktgjykimit të Gjykatës dhe të votohen pastaj”, ka thënë ky burim i gazetës, i cili ka shtuar se nenet antikushtetuese janë ndarë në dy grupe nga deputetët. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
11:29 / 19.06.2013
Kim Kardashian

Kim ka xhiruar lindjen e vajzës

Procesi i lindjes së vajzës së Kim Kardashian është xhiruar, por pamjet kurrë nuk do të mund të shihen nga publiku.
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
12:48 / 19.06.2013

Sistemi i ri i pagave më 2014

Ministri i Administratës Publike (MAP), Mahir Jagxhilar, tha për “Epokën e re” se brenda këtij viti do të përfundojë...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.