Në Han të Elezit kapen katër shtetas të huaj

12:51 / 2.03.2013
Gjatë orëve të pasdites së djeshme, oficerët doganor të Kosovës kanë ndaluar një grup prej katër shtetasve të huaj, të cilët, përmes një ngarkese komerciale, kanë tentuar të futen ilegalisht në Kosovë.

“Gjatë procedurë së zhdoganimit të mallrave nga një kompani kosovare, e cila importonte mallra nga Turqia, oficerët doganor arritën të gjenin të fshehur brenda maunës katër shtetasit e huaj, që të gjithë me origjinë nga vendet aziatike. Pas zbulimit, menjëherë është thirrur Policia e Kosovës, e cila e ka marr rastin përsipër dhe ka bërë arrestimin e katër personave”, thuhet në një komunikatë të Doganës së Kosovës, transmeton KP.

Ky është rasti i dytë i zbulimit të tentimit të hyrjeve ilegale të personave brenda javës, pasi tri ditë më herët ishte parandaluar hyrja e tre personave të tjerë, në një mënyrë identike të transportit.

“Dogana ka intensifikuar kontrollet, pasi që janë rritur dyshimet se bëhet fjalë për një rrjet të organizuar të kontrabandës me njerëz, që tentojnë të shfrytëzojnë Kosovën si vend transit”, përfundon komunikata. /Telegrafi/


 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Foto: Ilustrim
Foto: Ilustrim
 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.