Në Itali kapen dy shqiptarë me 13.7 kilogramë marihuanë

18:42 / 25.02.2013

Dy shqiptarë kanë rënë në pranga pasi janë kapur me 13.7 kilogramë marihuanë. Mediat italiane bëjnë me dije se lënda narkotike ishte e fshehur në një makinë, e cila sapo kishte zbritur nga një anije e cila vinte nga Greqia.

Gjatë kontrollit të automjetit, dy shqiptarët kanë treguar shenja nervozizmi, duke mos ofruar një shpjegim të pranueshëm të vizitës së në Itali.

Policia pas dyshimeve ka ushtruar kontroll të detajuar në makinë, duke zbuluar edhe drogën të ndarë në 25 pako, e cila nëse do të hidhej në treg do të sillte një fitim prej 130.000 eurosh, transmeton BW.

Nga hetimet paraprake mësohet se droga kishte hyrë nga Shqipëria në Greqi, me destinacion final Italinë. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.