Në Itali shkatërrohet karteli afrikan

18:11 / 15.01.2013
Policia italiane dhe Guardia di Finanza kanë ndërmarrë një operacion masiv kundër dy organizatave kriminale somaleze, të akuzuara për trafik të qenieve njerëzore.

Sipas mediave italiane, në pranga kanë përfunduar 55 persona, mes të cilëve një punonjës afrikan në ambasadën italiane të Nairobit dhe një tjetër i Programit Botëror të Ushqimit, transmeton TCH.

Të arrestuarit akuzohen për një seri veprash penale, mes të cilave favorizim të emigracionit klandestin, falsifikim dokumentash, pastrim parash, abuzime financiare, etj.

Sipas burimeve, ata trafikonin qytetarë që vinin nga Briri i Afrikës dhe që përmes territorit italian udhëtonin drejt vendeve të Evropës Veriore.

Hetimet e koordinuara nga Drejtoria Kombëtare e Antimafias treguan se karteli kriminal, i përbërë nga celula operative të rrënjosura në Itali, Kenia dhe Libi, i lëvizte emigrantët përmes Maltës, Greqisë dhe më pas në Itali.

Këtu ata vendoseshin në Romë, Milano, Torino, Firence, Napoli, etj, të konsideruara si qytete strategjike për shkak të aeroporteve që i lidhin me metropolet e tjera evropiane.

Emigrantët pajiseshin me dokumenta të falsifikuara dhe dërgoheshin në Holandë, Francë, Britani dhe sidomos në Danimarkë, Norvegji, Suedi dhe Finlandë.

Në disa nga këto vende janë lokalizuar celula të tjera operative të organizatës, shton më tej në njoftimin e saj agjencia e lajmeve ANSA. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.