Në Kosovë ndotja e mjedisit i kalon normat

12:41 / 28.06.2010

Ndotja e ambientit në vend i tejkalon normat e lejuara evropiane, ndërkaq rezultatet, të cilat i posedon Agjencia e Kosovës për Mbrojtjen e Mjedisit, tregojnë se vetëm në Prishtinë këto norma tejkalohen për 3 deri në 10 herë më shumë, sesa ato të lejuarat

Ilir Morina, kryeshef ekzekutiv i kësaj agjencie thekson se ekzistojnë disa shkaktarë që ndikojnë negativisht në ndotjen e ambientit, si: termocentralet e Korporatës Energjetike të Kosovës, ujërat e zeza etj.

“KEK-u raporton te ne çdo muaj. ‘Kosova A’ kalon 4-6 herë normat e lejuara evropiane; ‘Kosova B’ 3 herë, e sidomos pluhuri, shkarkimi i hirit që bëhet përmes tymit”, shpjegon Morina.

Sipas Morinës, Agjencia e Mjedisit, me përkrahjen e Komisionit Evropian, ka montuar tri stacione te monitorimit të ajrit, që do të shërbejnë për të ditur saktë se sa kalohen normat e lejuara evropiane të ndotjes së ambientit, ndërsa kjo agjenci planifikon të instalojë edhe 4 stacione të tjera në muajt në vijim, që, sipas tij, do të ndikojnë sadopak në përmirësimin e gjendjes aktuale në vend.

Zeqir Veselaj, ekspert për çështje të ambientit dhe profesor në Universitetin e Prishtinës, vlerëson se situata nuk është duke ndërruar për mirë. Sipas tij, ajo nuk do të ndërrojë derisa qeveria nuk do ta ngrejë në nivelin e prioriteteve çështjen e mjedisit. /REL/Telegafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.