Në sytë e Amerikës, Evropa është kontinent i dështuar!

20:45 / 30.08.2012
Themeluesi i Qendrës për Ekonomi dhe Hulumtime “Think Tank”, britaniku Douglas McWilliams, pas vizitës në Shtetet e Bashkuara, ka bërë një koment në portalin “Public Service Europe”, në të cilin shkruan se “në sytë e amerikanëve, Bashkimi Evropian, por edhe Evropa si e tërë, është bërë çështje e së kaluarës”.

“Në sytë e Amerikës, Evropa është bërë çështje e së kaluarës. Ajo që më së shumti u shkon në nerva amerikanëve është se Evropa është bërë pengesë e zhvillimit të shpejtë të ekonomisë botërore”.

Analisti i njohur britanik ka thënë se është shumë e vështirë t’u shpjegohet evropianëve se sa të margjinalizuar janë bërë në sytë e amerikanë, por si ç ka thënë ai, e vërteta sado që është e hidhur, mbetet e vërtetë.

“Sapo jam kthyer nga Neë Yorku dhe prej atje Evropa shihet si një pikë turistike apo si një vend i veçantë për Lojëra Olimpike. Kaq! Evropa prej atje më shumë shihet si pengesë për stabilizimin ekonomik. Madje për rrethin e presidentit Barack Obama, zhvlerësimi i euros mund të ndikojë edhe në rënien e ekonomisë amerikanë gjatë mandatit të dytë të presidentit, që ata besojnë se do ta fitojë në zgjedhjet e nëntorit”.

Por McWilliams shkruan se sikur Evropa të ishte aq e parëndësishme për amerikanët, atëherë nuk do të kishte shkaktuar ngadalësimin e zhvillimit ekonomik botëror. “Amerikanët e kanë krijuar këtë opinion të keq për Evropën, sepse ushatarakisht ky kontinent është bërë i padobishëm. Dhe këtë e vërteton më së miri roli i vogël ushtarak i evropianëve në luftërat e zhvilluara në Irak dhe Afganistan”. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.