Në vitin 2002 kishte plan për arrestimin e Ali Ahmetit

9:32 / 26.09.2012
Kryetari i partisë politike "Dinjiteti" në Maqedoni dhe ish-gjenerali i njësitit "Tigrat" të MPB-së gjatë konfliktit të vitit 2001, Stojançe Angelov ka theksuar se në vitin 2002 ka pasur plan për arrestimin e Ali Ahmetit dhe bashkëpunëtorëve të tij.

Në emisionin "Presing" në televizionin “Alfa”, Angelov ka thënë se plani i arrestimit do të bëhej menjëherë pas zgjedhjeve të shtatorit të vitit 2002 dhe nëse në pushtet do të mbetej VMRO-DPMNE.

"Ka pasur plan dhe informacione për arrestimin e disa personaliteteve udhëheqëse të BDI-së dhe sidomos Ali Ahmetit. Atëherë, nëse VMRO-DPMNE do të mbetej në pushtet do të kryente arrestimin e atyre që kishin dhënë urdhra. Për ish-pjesëtarët e tjerë të UÇK-së, më pas do të mund të flitej për rehabilitimin e tyre", deklaroi Angelov, i cili aktualisht është drejtues i "Dinjitetit" një shoqata e veteranëve maqedonas të luftës që u shndërrua në parti politike dhe që i takon krahut opozitar në Maqedoni kur politikave të kryeministrit Nikola Gruevski. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
11:49 / 20.06.2013

Katie Holmes po dështon me karrierën

Katie Holmes dëshiron të fokusohet në rindërtimin e karrierës së saj në vend të dashurisë, por raportohet se po dësht...
Teknologji
10:26 / 20.06.2013
Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung?

Një Facebook Phone, prodhuar nga Samsung?

Sipas disa raporteve të fundit thuhet se drejtori i Facebook, Mark Zuckerberg ka filluar bisedimet me Samsung për krijimin e ...
Ekonomi
11:34 / 20.06.2013

Fillon punën Oda Ekonomike Zvicër-Kosovë

Në prani të shumë biznesmenëve dhe bashkëatdhetarëve, në Bern të Zvicrës, u inaugurua Oda Ekonomike Zvicër-Kosovë. Z...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.