Nedelkovic: Të bashkuar në luftë për veriun e Kosovës

16:40 / 25.07.2012
I ashtuquajtur kryeshef i Qarkut të Mitrovicës, Radenko Nedeljkovic, ka deklaruar se serbët mbajnë qëndrimin se nuk duan të integrohen në institucionet kosovare. Sipas tij, të vetmet institucione që garantojnë stabilitet dhe qetësi për serbët dhe joshqiptarët janë institucionet e Serbisë.

“Për serbët është e papranueshme që të heqin dorë nga identiteti i tyre. Ne nuk mund të jemi kosovarë, nuk mund t’i pranojmë plan-programet arsimore të Kosovës, nuk mund të pranojmë kulturë tjetër dhe qëllimi i ynë i vetëm është që të qëndrojmë në këto hapësira nën sovranitetin e plotë të Serbisë dhe kjo është e drejtë e jonë”, ka deklaruar Nedelkovic, transmeton “Zëri”.

“Nëse bashkësia ndërkombëtare ka pranuar realitetin që shqiptarët nuk duan të jetojnë në përbërje të Serbisë, atëherë duhet ta pranojnë edhe realitetin tjetër, që serbët nuk duan të jetojnë në Kosovë”, tha ai.

Nedelkovic përkujtoi se vitin e kaluar shteti i Serbisë ka dhënë kontribut në ruajtjen e stabilitetit, siç tha ai, në këto hapësira, por që serbët nuk janë pajtuar gjithherë me veprimet dhe masat që Beogradi zyrtar i kishte marrë.

“Ne besojmë se qeveria e re do të jetë më e shquar në raport me Kosovën, sesa e kaluara. Qytetarët ma kanë dhënë besimin në zgjedhjet e kaluara dhe unë duhet të jem me popullin, ta ndaj fatin me ta dhe që bashkë edhe me kryetarët e katër komunave veriore kemi ndërtuar një trupë kompakte, ndonëse jemi të partive të ndryshme dhe asnjëherë nuk kemi pasur qëndrime të ndryshme”, ka pohuar ai, i cili unitetin e serbëve në luftë për veriun e Kosovës e sheh edhe te barrikadat që janë ruajtur nga vetë populli. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
20:06 / 22.05.2013
Justin Bieber

Justin Bieber t’i padisë mysafirët e tij?

Justin Bieber do të kërkojë dëmshpërblim prej 5 milionë dollarësh nëse ndonjë prej mysafirëve të tij të ftuar në f...
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.