Negociata pa letra

8:27 / 2.04.2013

Negociata pa letra, jotransparente apo edhe bisedime të fshehta e konfidenciale, janë epitetet që kryesisht u janë veshur bisedimeve politike që kanë zhvilluar Prishtina dhe Beogradi në këto vitet e fundit , nisur nga Rambuje, Vjena e deri te bisedimet e fundit të Brukselit.

Për ata që kanë qenë pjesë e negociatave, mbyllja e tyre për opinionin dhe mediat shihet në funksion të rezultatit pozitiv, përkatësisht arritjes së marrëveshjeve, shkruan “Tribuna”.

Kurse për ata që proceset i shikojnë nga larg, negociatat pa letra konsiderohen të dyshimta dhe jo shumë të besueshme.

Ish-ministri i Jashtëm, Skënder Hyseni, shumë aktiv në procesin e Vjenës dhe atë të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, kur ishte dhënë mendimi për ligjshmërinë e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, e ka pranuar se në disa raste as ai vetë nuk ka qenë transparent, por ka shprehur bindjen se kjo sjellje e tij e ka ndihmuar procesin.

“Mund t’ju them, me keqardhje të madhe ndaj jush, por edhe ndaj opinionit se në procesin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, të cilin e kam udhëhequr unë, nuk kam qenë transparent”, ka thënë Hyseni. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.