Nënkryetari që nuk e udhëhoqi asnjë seancë

9:04 / 23.05.2013

Për tri vjet të mandatit të legjislaturës aktuale, deputeti i Vetëvendosjes dhe nënkryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, nuk ka udhëhequr asnjë seancë plenare.

Kolegët e tij me postin e nënkryetarit të Kuvendit, Xhavit Haliti nga PDK-ja, Sabri Hamiti nga LDK-ja si dhe në dy raste Petar Miletiq nga PLS-ja, janë parë duke udhëhequr seanca plenare, por jo edhe Konjufca.

Ai ka sqaruar për gazetën “Tribuna” se përse nuk ka drejtuar asnjë nga seancat e shumta.

“Në Kuvendin e Kosovës është aplikuar një praktikë që seancat të udhëhiqen sipas hierarkisë politike në bazë të peshës politike të subjekteve që përfaqësohen e që do të thotë se duke e llogaritur edhe kryetarin Krasniqi, unë jam figura e katërt me radhë që vjen në rend për ta udhëhequr seancën”, ka thënë Konjufca. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.