Netanyahu i gatshëm t’i përgjigjet sulmeve të fqinjëve arab

15:59 / 27.01.2013
Kryeministri i izraelit, Benjanim Netanyahu ka thënë të dielën se do të kërkojë që të ndërtojë një koalicion të “gjerë dhe të qëndrueshëm”, i cili del nga zgjedhjet legjislative të mbajtura javën e kaluar.

Presidenti Shimon Peres, pritet që së shpejti të kërkoj nga kryeministri Netanyahu që të formojë qeverinë e re.

Netanyahu në një sesion të kabinetit tha se, Izraeli përballet me kërcënime të rënda, duke përfshirë armët kimike siriane dhe programin bërthamor të Iranit, dhe sipas tij, vetëm një koalicion i fortë do të jetë në gjendje të përballet me ta.

“Ne duhet të jemi të përgatitur, të fortë dhe të vendosur për tu përballur me çdo zhvillim të mundshëm”, ka thënë ai, transmeton Rel.

Herët të dielën, Zëvendëskryeministri i Izraelit Silvan Shalom u tha gazetarëve se gjatë javës së kaluar, Netanyahu ka zhvilluar një takim me dyer të mbyllura për të diskutuar lidhur me arsenalin kimik të Sirisë.

Ai thotë se planet për një sulm ushtarak janë të gatshme në rast se Siria humb kontrollin me armët e tyre kimike. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Benjamin Netanyahu
Benjamin Netanyahu
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.