Netanyahu: Po afron sulmi ndaj Iranit

16:01 / 2.09.2012
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka ftuar bashkësinë ndërkombëtare që ta ndaloj programin bërthamor të Iranit ose është koha për aksion ushtarak të Izraelit kundër këtij vendi.

Duke folur para ministrave, Netanyahu ka thënë se Irani po sheh se nuk ka vendosmëri të bashkësisë ndërkombëtare që ta ndërpresë aktivitetin bërthamore iranian, raporton agjencia AP, raporton OraInfo.

Agjencia ndërkombëtare për energji bërthamore (IAEA) ka thënë se Irani i ka dyfishuar kapacitetet në hapësirat nëntokësore bërthamore “Fordo” dhe se ka penguar dukshëm hetimin e IAEA-s në kompleksin ushtarak Parçin, si dhe ka prodhuar gati 190 kilogramë uranium të pasuruar nga viti 2010 e deri më sot.

Raporti më i ri i IAEA-s, i 30 gushtit, ka shkaktuar shqetësim shtesë në Perëndim për shkak te ambicieve bërthamore te Iranit, mirëpo Irani ka hedhur poshtë akuzat se po zhvillon teknologji të armatosur bërthamore dhe thekson se uraniumi i pasuruar i duhet si derivat për reaktor në fushën e kërkimeve mjekësore. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Benjamin Netanyahu
Benjamin Netanyahu
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.