Nevojitet ligj i ri për përdorimin e gjuhës shqipe!

18:33 / 27.06.2012
Ligji për përdorimin e gjuhëve është një ligj që ka shumë mangësi, paqartësi dhe vakum juridik. Me ligjin aktual për përdorimin e gjuhëve, nuk mund të thuhet se është e garantuar gjuha shqipe si zyrtare në Maqedoni. Kështu vlerëson eksperti juridik, Osman Kadriu.

Duke komentuar paralajmërimet e ministrit të Drejtësisë, Blerim Bexheti, se do të kërkohet interpretim autentik të ligjit për gjuhët, eksperti Kadriu tha se nuk ka nevojë fare për interpretim autentik të këtij ligji.

“Interpretimi autentik në Parlament si organ ligjdhënës gjithmonë kërkohet kur punohet për ndonjë paqartësi të ndonjë paqartësi të një dispozite ligjore, ose të dy apo më tepër dispozitave, këtu nuk bëhet fjalë për paqartësi, por këtu bëhet fjalë për atë se dispozita kushtetuese nuk është në tërësi e implementuar dhe e integruar në ligjin në fjalë”, tha Kadriu, për Alsat M.

“Ne për zbatimin e gjuhës shqipe si zyrtare në nivel të shtetit duhet të pajisemi kushtimisht të them në një ligj gjithëpërfshirës, i cili do t’i përfshinte të gjitha institucionet e mundshëm që ka shteti”.

Kadriu vlerëson se është koha e fundit kur duhet të sillet një ligj i ri dhe me këtë të ndryshohet edhe Kushtetuta, më të cilën patjetër të theksohet se gjuhë zyrtare në shtet janë gjuha maqedonase dhe ajo shqipe. /Telegrafi/ 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Osman Kadriu
Osman Kadriu
 
 
Magazina
0:31 / 19.05.2013
Foto: Reuters

Danimarka fiton Eurovisionin

Përfaqësuesja e Danimarkës, Emmelie de Forest, me këngën “Only Teardrops”, ka triumfuar në natën finale të edicioni...
Teknologji
19:59 / 18.05.2013
Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Google do ta “sulmojë” Microsoft-in

Alternativa e softuerit më të famshmë në botë - Microsoft Office, Google dhe aplikacionet e saj gjithmonë kanë vuajtur ...
Ekonomi
20:56 / 18.05.2013

Qeveria do të kërkojë sqarim nga amerikanët për Trepçën

Pas nënshkrimit të marrëveshjes ndërmjet konsorciumit amerikan “New Generation Power”, dhe Ministrisë për Miniera dhe...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.