New Yorku përgatitet për uraganin Sandy

19:26 / 28.10.2012
Guvernatori i shtetit, Andrew Cuomo, ka thënë se Qyteti i New Yorkut, do t’i pezulloj sot të gjitha shërbimet e trenit, të metrosë dhe të autobusëve, para ardhjes së pritur të uraganit Sandy.

Qyteti i New Yorkut do ta ndalë qarkullimin e shërbimeve të përmendura në orën 19:00 sipas kohës lokale (24:00 sipas kohës së Evropës së Mesme).

Pritet që uragani Sandy, të martën të përplaset në bregdet afër shtetit Delaware, ku ai do të ndeshet me dy sisteme të kohës dimërore, derisa lëvizë kah brendia e tokës.

Zyrtarët u kanë tërhequr vërejtjen banorëve që të jenë të përgatitur për disa ditë pa rrymë.

Gjendje e jashtëzakonshme është shpallur në New York, New Jersey, Connecticu, Pennylvania, Maryland, Virginia dhe Washington, D.C.

Nga stuhia Sandy tashmë kanë humbur jetën më se 40 vetë në Karaibe.

Presidenti amerikan, Barack Obama, dhe kandidati republikan, Mitt Romney, i kanë anuluar fushatat e tyre dhe kanë bërë plane të reja për zgjedhjet e 6 nëntorit. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.