Nigeri, vriten 30 pjesëtarë të sektit Boko Haram

14:10 / 8.10.2012
Forcat nigeriane thonë se kanë vrarë 30 anëtarë të sektit islamik, Boko Haram, përfshirë një komandant të lartë, ndërsa kanë arrestuar 10 persona të tjerë gjatë një bastisjeje në qytetin veriperëndimor të Damaturus.

Boko Haram është duke zhvilluar një kryengritje kundër qeverisë së presidentit Goodluck Jonathan, me qëllim të ringjalljes së një mbretërie të lashtë islamike me shumicë myslimane në veri të Nigerisë.

Kjo lëvizje ka arritur të bëhet kërcënimi më i madh i sigurisë në këtë vend, transmeton REL.

“Rreth 30 terroristë të dyshuar të Boko Haramit janë vrarë gjatë një beteje që zgjati disa orë. Gjatë kësaj beteje janë vrarë gjithashtu edhe komandanti kryesor i Boko Haramit në Damaturu dhe një bashkëpunëtor i afërt me Abubakar Shekaun”, ka njoftuar Eli Lazarus, një zëdhënës i forcave të përbashkëta të policisë dhe ushtrisë.

Ende nuk ka pasur asnjë reagim nga Boko Harami. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.