Nikolic: Serbia do të zbatojë marrëveshjet me Kosovën

18:28 / 21.09.2012
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, ka thënë se vendi i tij është i angazhuar plotësisht në rrugën drejt Bashkimit Evropian, ashtu si edhe në zbatimin e marrëveshjeve me Kosovën.

Nikolic i ka bërë këto komente gjatë takimit në Beograd me ministrin e Jashtëm të Sllovakisë, Miroslav Lajcak. Ky i fundit ka thënë se pret nga Qeveria e re e Serbisë që të dalë me “strategji konkrete dhe me plan për zgjidhjen e problemit të Kosovës”.

Lajcak, i cili është takuar edhe me kryeministrin serb, Ivica Dacic, ka thënë se është i kënaqur që Serbia është e vendosur në zbatimin e reformave në rrugën drejt Bashkimit Evropian dhe ka porositur se në këtë drejtim do të ketë përkrahje.

Ndërsa Dacic ka thënë se qeveria serbe është fuqimisht e përcaktuar të tregojë se Serbia është shtet serioz, që repsekjton interesat nacionale, por edhe obligimet ndërkombëtare, duke përfshirë edhe marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufijve, të nënshkruar me Kosovën në Bruksel. /Telegrafi/

 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
Tomislav Nikolic
Tomislav Nikolic
 
 
Magazina
0:03 / 24.05.2013
Elhaida Dani

Elhaida inspiruese, në finale të Voice of Italy

Këngëtarja fantastike shqiptare, Elhaida Dani, ka arritur që të kualifikohet në finalen e spektaklit të talentëve të k...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
21:43 / 23.05.2013
Foto: Arkiv

Kuvendi kërkon dënimin e “piromanëve” të pyjeve

Në Kuvendin e Kosovës është debatuar sot me shumë hollësi për gjendjen e pyjeve të Kosovës, ndërsa ka pasur kritika n...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.