Nikolici: S’lejoj të komandohem nga Prishtina!

9:38 / 5.01.2013

Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, deklaron se është i revoltuar pse EULEX-i nuk e ka lejuar t’i festojë Krishtlindjet ortodokse në Graçanicë, edhe pse me në kohë e ka parashtruar kërkesën. Sipas tij, EULEX-i edhe një herë ka dëshmuar se në aspektin e statusin nuk është neutral, por se vepron ashtu si i thotë Prishtina.

“Nuk do të shkoj për Krishtlindje në Graçanicë. Nuk dua që Prishtina të vendosë se a mund të shkoj a jo në Kosovën tonë. Është e qartë se EULEX-i pret që autoritetet në Prishtinë ta japin lejen për këtë”, ka thënë Nikolici për ditoren serbe “Kurir”, duke shtuar se mu për këtë do ta ndryshoj qëndrimin e tij ndaj misionit të EULEX-it, si dhe ndaj Brukselit.

“Nuk më lejuan të shkoj në Kosovë kur isha përfaqësues i opozitës, e nuk më lejojnë as tash, kur jam president i Serbisë”, deklaroi Nikolici. /Telegrafi/

 

 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.