Nikolicit i dhemb formulimi për integritetin territorial të Kosovës

19:19 / 11.10.2012
Presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolic, i ka thënë komisionarit për zgjerim të Bashkimit Evropian, Stefan Fuele, se nëse Evropa dëshiron që Serbia t’i bashkohet, duhet të ndryshojë pjesën e raportit ku përmendet integriteti territorial i Kosovës.

“Me një gjë të tillë, BE-ja do të tregonte qasjen e saj neutrale ndaj statusit të Kosovës”, ka thënë Nikolic në Beograd.

Kundër një formulimi të tillë është shprehur sot edhe kryeministri Ivica Dacic, pas takimit me komisionarin Fuele.

“Për ne kërkesa për një përmirësim përmbajtësor në marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës nuk është problematike. Ajo çka na shqetëson neve është deklarata ku përmendet integriteti territorial i Kosovës, e cila mund të çojë në konkludimin se tani ka disa kushte të reja. Kjo është një gjë e papranueshme për ne. Nëse kjo shfaqet si kusht i Komisionit Evropian apo Këshillit Evropian, atëherë askush në Serbi nuk do ta pranojë një kusht të tillë”, ka thënë Dacic.

Ndërkohë diplomati evropian ka thënë se formulimi për integritetin territorial nuk paragjykon statusin dhe se është një fakt që ka theksuar Grupi i Kontaktit qysh në negociatat për statusin e Kosovës në vitin 2005.

Komisioni Evropian ka publikuar të enjten raportin, ku i kërkon Serbisë të respektojë integritetit territorial të Kosovës. Autoritetet serbe kanë thënë se një gjë e tillë mund të kërcënojë dialogun me palën kosovare.

Pavarësisht kësaj, komisionari Fuele ka thënë se formulimi për integritetin territorial të Kosovës do të mbetet në raportin e KE-së. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
11:29 / 19.06.2013
Kim Kardashian

Kim ka xhiruar lindjen e vajzës

Procesi i lindjes së vajzës së Kim Kardashian është xhiruar, por pamjet kurrë nuk do të mund të shihen nga publiku.
Teknologji
23:29 / 18.06.2013
Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Huawei e interesuar ta blejë Nokian!

Aksionet e Nokia’s u rritën sot gjatë ditës, më së shumti për shkak se gjiganti kinez Huawei ka shprehur interes në bl...
Ekonomi
12:58 / 19.06.2013

Ministria e Infrastrukturës favorizon kompanitë për mirëmbajtjen e rrugëve

Instituti Demokratik i Kosovës (KDI), akuzon Ministrinë e Infrastrukturës (MI), se përmes kritereve të caktuara të tender...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.