Nimetz në Athinë

14:18 / 22.02.2012
I dërguari i posaçëm i sekretarit të përgjithshëm të OKB-së për çështjen e emrit, Matthew Nimetz, do të takohet sot, në Athinë, me kryeministrin grek Lukas Papadhimos dhe me shefin e diplomacisë, Stavros Dhimas.

Mediat greke transmetojnë se para takimit me Nimetzin, të caktuar për ora 15 e 30 sipas kohës lokale, Papadhimos do të ketë konsultime me Dhimas, i cili duhet të takohet edhe me liderin e PASOK-ut, Jorgos Papandreun.

Ndërmjetësuesi i OKB-së udhëtoi nga Shkupi, ku të hënën bisedoi me presidentin dhe kryeministrin e Maqedonisë.

Pas takimeve ai deklaroi se nuk sjell propozime të reja, por ka për qëllim të gjejë një mënyrë që të përshpejtohen bisedimet për zgjidhje më të shpejtë të kontestit me emrin, i cili, siç theksoi, e prek rajonin dhe sigurinë botërore, transmeton “Zhurnal”.

Nga ana e Maqedonisë është përsëritur se zgjidhja për kontestin me Greqinë rreth emrit nuk është e mundshme përderisa kjo nuk e respekton “dinjitetin e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë”. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Ju lutem respektoni rregullat e portalit.
Shih të gjitha rregullat për komentim
 
 
Magazina
10:22 / 17.05.2012
Genta Ismajli

Genta Ismailji bashkëpunim me Dj Blunt

Këngëtarja Genta Ismajli do të vijë në bashkëpunim kësaj radhe me DJ kosovar DJ Blunt.
Teknologji
10:53 / 17.05.2012
Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Rënie e dërgesave të kompjuterëve në Evropën Perëndimore

Sipas të dhënave të cilat i ka grumbulluar kompania Gartner, dërgesat e kompjuterëve personal në Evropën Perëndimore gj...
Ekonomi
11:05 / 17.05.2012

Kina rrit kërkesën për ar

Kërkesa kineze për ar ka arritur një rekord të ri në tremujorin e parë të vitit 2012, bën të ditur Këshilli Botëror ...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.