Nis gjykimi i gjashtë serbëve për trazirat e marsit

11:10 / 26.02.2013

Gjashtë serbë nga Mitrovica, të dyshuar për pjesëmarrje në trazirat e marsit të vitit 2008 në Mitrovicë, do të dalin para gjyqtarëve dhe prokurorëve të EULEX-it të martën në veri të Mitrovicës.

EULEX-i ka ngritur aktakuzë kundër Miodrag Ralic, Marjan Ilincic, Zoran Cavic, Dragan Milojevic, Nebojsha Jovic dhe Avni Krasniqit.

Të dyshuarit akuzohen për 22 vepra penale, duke përfshirë këtu marrje ilegale të gjykatës në veri të Mitrovicës, thirrje për rezistencë, pengim të personave zyrtarë, pjesëmarrje në turmën që kryen vepra penale, rrezikim të Kombeve të Bashkuara dhe të personave shoqërues etj, raporton “KosovaPress”.

Po ashtu ata ngarkohen edhe për shkatërrim të pronës së tundshme, përhapje të urrejtjes etnike, mosdurimit dhe përçarjes.
Paralajmërohet se gjykimi do të zgjasë 15 ditë, çdo javë nga tri ditë, ndërsa procesi gjyqësor pritet të përfundojë më 28 mars.

Ndryshe, në incidentet që ndodhën në Mitrovicë me rastin e shpalljes së pavarësisë së Kosovës vdiq një polic i Ukrainës, u plagosën dhe lënduan mbi 60 policë të UNMIK-ut, 24 pjesëtarë të KFOR-it, si dhe rreth 100 demonstrues serbë. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.