Nis procesi gjyqësor ndaj kryetarit të Vitisë

13:03 / 24.04.2013

Ka nisur të mërkurën në Gjilan procesi gjyqësor ndaj kryetarit të Vitisë, Nexhmedin Arifi, dhe ndaj Kabil Hajdarit, të akuzuar për korrupsion e shmangie nga tatimi.

Sipas aktakuzës, Arifi dyshohet se duke qenë në pozitën e kryetarit të Vitisë, më 22 gusht 2008, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, në kundërshtim me Ligjin mbi ndërmarrjet publike, ka marrë vendimin për ekzekutimin e vendimit të Kuvendit komunal për derajonalizimin “Higjiena”, njësia punuese në Viti, e cila ishte pjesë integrale e “Higjienës” në Gjilan, transmeton KTV.

Sipas aktakuzës, Arifi i ka mundësuar Kabil Hajdarit që t’i keqpërdorë mjetet e kompanisë publike, duke e dëmtuar buxhetin e Kosovës në vlerën e 79 mijë eurove.

Ndërsa, i dyshuari Kabil Hajdari, në gusht të viti 2008 deri në maj 2011, derisa ka qenë drejtor në Ndërmarrjen “Univerzal”, me qëllim të përfitimit të dobisë pasurore, mjetet e trustit pensional për punëtorët e kësaj ndërmarrjeje, edhe pse kanë qenë në listën e pagave, trusti pensional atyre nuk u është paguar fare, duke u shkaktuar dëm të dëmtuarve në vlerë të 16 mijë eurove. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.