Nishani dekreton ndryshimet në Kodin Zgjedhor
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani dekretoi të enjten ndryshimet në ligjin e Kodit Zgjedhor si dhe ndryshimet në disa ligje të tjera. Zyra e shtypit e Presidencës ka bërë të ditur se janë dekretuar ndër të tjera edhe ligji “Për ratifikimin e akteve dhe të dokumenteve të Kongresit të 24-t të Bashkimit Postar të Përbotshëm (UPU), Gjenevë, 2008”; me Dekretin nr. 7739, datë 16.08.2012 shpalli Ligjin nr. 76/2012 “Për ratifikimin e marrëveshjes për statusin ligjor të Qendrës Rajonale të Mjedisit për Evropën Qendrore dhe Lindore”; “Për organizimin dhe funksionimin e Konferencës Gjyqësore Kombëtare”; dhe “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8873, “Për sigurimin e depozitave”, të ndryshuar. /Telegrafi/