Nishani: Nuk ka Shqipëri të Madhe

13:20 / 5.12.2012
Presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani në një intervistë të dhënë dje për televizionin “Al Jazeera” ka theksuar se “ndryshimi i kufijve në rajon është një çështje e mbyllur” dhe se sipas tij “nëse kjo do të rihapet atëherë do të bënte rrezik”.

Duke shpjeguar nocionin e “Shqipërisë së madhe”, Nishani ka theksuar se ky term është përdorur nga politikanët për të justifikuar veprimet e tyre. Intervista e numrit një të shtetit shqiptar u fokusua mandej edhe tek 100-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, ku ka vënë në dukje sakrificat e shqiptarët për të qenë të lirë si dhe arritjet e tyre, duke nënvizuar faktin e të qenit anëtar i NATO-s.

Vetëm pak ditë më parë, në një intervistë të dhënë për Top Channel, Nishani nuk e quajtur agresiv nacionalizmin shqiptar duke i qetësuar fqinjët se Shqipëria nuk ka pretendime territoriale si edhe se nuk ka turp të tregojë historinë e saj. “Flamuri shqiptar nuk i ka prirë pushtimit të tjerëve. Nacionalizimi natyrisht është një vlerë, por jo që të pretendojmë territoret e të tjerëve”, ka thënë kreu i shtetit shqiptar.

I pyetur madje lidhur me deklaratat e kryeministrit Berisha se, “nga Preveza deri në Preshevë janë toka shqiptare”, Nishani tha se “deklaratat kanë qenë më se korrekte”. “Kanë qenë në kontekstin e festimeve, ku flitet për historinë e shqiptarëve. Gjithmonë në festime flitet për historinë, ecurinë dhe rrugët që ka ndjekur kombi shqiptar. Askush nuk mund të na pengojë që të tregojmë historinë tonë, por ne nuk kemi pretendime territoriale. Shqipëria është faktor stabiliteti në rajon, për harmoni mes kombeve, ndaj fqinjët tanë mbeten miqtë tanë dhe besoj se do të kemi momente të tjera për të festuar së bashku”, u shpreh ai. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
1:30 / 20.06.2013
Tuna

Shkëlqen zogu... (Video)

Pas pritjeve të gjata, është publikuar kënga e re me videoklip nga dy të dashuruarit më të përfolur të estradës, Tuna...
Teknologji
23:53 / 19.06.2013
Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Google: “Ne e duam Shqipërinë” (VIDEO)

Udhëheqësi i “webspam” team i Google-s, Matt Cutts, ndër pyetjet e shumta që iu janë drejtuar (që bëhen kryesisht ng...
Ekonomi
18:43 / 19.06.2013

Varfëria, kërcënim për trazira sociale

Varfëria ekstreme, e cila përkufizohet si jetesa me më pak se 2.5 dollarë në ditë, në Kosovë ka arritur në 30 për qin...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.