Nishani premton vazhdimin e reformave

15:14 / 29.10.2012
Presidenti i republikës Bujar Nishani tha se vendi do të vijojë përpara me reformat për marrjen e statusit të kandidatit pavarësisht kostos së tyre. Deklarata e presidentit Nishani është bërë gjatë takimit me Kryetarin e Parlamentit të Mbretërisë së Danimarkës, Mogens Lykketoft të cilit iu shpreh se marrja e statusit të vendit kandidat është një moment inkurajimi për Shqipërinë dhe shoqërinë shqiptare.

Shqipëria dëshiron të hyjë në Bashkimin Evropian si kontributor dhe jo si konsumator”, theksoi Presidenti.

Nga ana e tij, Kryetari i Parlamentit të Danimarkës, Lykketoft shprehu admirimin e tij për arritjet e Shqipërisë gjatë dy dekadave të demokracisë së re shqiptare.

Lykketoft ritheksoi rolin e Danimarkës në mbështetje të politikës së zgjerimit të Bashkimit Evropian duke u mbështetur në Kriteret e Kopenhagenit në vitin 1993. Sipas tij zgjerimi më i madh i Bashkimit Evropian në vendet e Evropës Juglindore në 2002-in kanë ndodhur gjatë presidencave daneze të Këshillit të Evropës.

Ndërkohë të dy bashkëbiseduesit ranë dakord se do të vazhdojnë bashkëpunimin e tyre për zgjerimin e BE-së drejt Ballkanit Perëndimor dhe veçanërisht për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropia. /Telegrafi/

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
11:19 / 24.05.2013
Avril Lavigne

Avril Lavigne theu barrierat për albumin e ri

Këngëtarja amerikane, Avril Lavigne, ka thyer barrierat e saj emocionale për albumin e saj të ri, që këmbëngul se e ka s...
Teknologji
22:21 / 23.05.2013
Google Voice Search rrugës për në iOS

Google Voice Search rrugës për në iOS

Google i ka njoftuar pronarët e pajisjeve të Apple, përkatësisht sistemit operativ iOS se brenda disa ditësh ata mund të ...
Ekonomi
11:58 / 24.05.2013

Qerimi shpërblen “Altima”n me 825 mijë euro

Kryeshefi ekzekutiv i Postës dhe Telekomit të Kosovës Ejup Qerimi, ka shpërblyer kompaninë kroate “Altima”, me të cil...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.