Nishani: Sulmi ndaj gjyqtares kriminal dhe i papranueshëm

13:46 / 18.01.2013

Presidenti Burjar Nishani ka folur lidhur me sulmin me acid të gjyqtares në Vlorë, Mirela Mishgjoni, ngjarje e cila ndodhi dy ditë më parë. Ai tha se sulmi ndaj gjyqtares është i papranueshëm dhe kriminal.

Duke folur në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD), kreu i shtetit e cilësoi si të papranueshëm sulmin ndaj gjyqtares ndërsa shtoi se ky institucion do të jetë gjithmonë në mbështetje të punës së gjyqtarëve në të gjithë vendin.

“Sulmi ndaj gjyqtares është i papranueshëm dhe kriminal. Askush nuk mund të cenojë dinjitetin dhe jetën e gjyqtarëve. I uroj shërim të shpejtë gjyqtares Mirela Mishgjoni. Ne shprehim solidaritetin dhe mbështetjen tonë për punën e të gjithë gjyqtarëve”, theksoi Nishani.

Dy ditë më parë gjyqtarja e Vlorës, Mirela Mishgjoni u sulmua nga një person i panjohur, i cili pas ndjekjes që i kishte bërë për një kohë të caktuar, i hodhi acid në fytyrë dhe kraharor. Sipas informacioneve dyshohet se ngjarja ndodhi për shkak të detyrës së gjyqtares. /Telegrafi/

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.