Nisi gjykimi i shqiptarit nga Kosova, baba i dy vajzave, që dhunoi italianen shtatzënë

13:00 / 2.03.2013
Parkingu i një pallati ishte vendi që zgjodhi një i ri shqiptar për të përdhunuar një vajzë italiane, me të cilën abuzoi seksualisht derisa më pas e la të lirë. Por, denoncimi i të dëmtuarës vuri në lëvizje policinë e cila e lokalizoi dhe i vuri prangat dhe sot, 32 vjeçari, u përball me togat e zeza në gjykatë me akuzën penale që i “dhuron” disa vite burg.

Vilson Ramaj, djaloshi shqiptar nga Kosova që shikoni në foto, në seancën e së premtes, të zhvilluar në gjykatën e Bergamos, ka kërkuar gjykim të shkurtuar për procesin e tij ku akuzohet se ka përdhunuar Santa Caterinan, një shtetase italiane 24 vjeçare.

Punëtori nga Kosova kishte abuzuar me 24 vjeçaren prej pak muajsh shtatzënë, banuese në Verdellino, Bergamo, shkruan NOA.

Ramaj ka pajtuar dy avokatë për çështjen e tij. Mbrojtësit ligjorë, Francesca Signorelli e Rita Duzioni, deklaruan pas seancës se nëse gjykata do ta pranojë gjykimin e shkurtuar, Vilsoni do të përfitojë ulje të një të tretës së dënimit të parashikuar për të.

Vilson Ramaj jeton prej shumë vitesh në Itali. Ai është i martuar dhe baba i dy vajzave. Natën midis 3 dhe 4 janarit, pak pas festës së Vitit të Ri, ai kishte dalë nga shtëpia dhe ishte afruar tek parkingu që gjendet disa hapa larg.

Prokurorja Patrizia Ingrasci tha se Ramaj u arrestua më 11 janar 2013, një javë pas ngjarjes për të cilën është tashmë i pandehur. Ajo citoi deklaratën e dhënë nga Vilsoni: “Atë natë kisha pirë një gotë verë për darkë dhe isha turbull. Kur takova atë vajzë, më iku mendja”.

Ishte 24 vjeçarja ajo që dha të dhënat që çuan më pas në identifikimin dhe arrestimin e Vilsonit. Prokurori Francesco Dettori tha se viktima e përdhunimit e humbi fëmijën e shtatzënisë së saj, por shtoi se nuk mund të bëhet dot asnjë lidhje mes përdhunimit dhe dështimit të fëmijës. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
14:08 / 18.05.2013
Swedish House Mafia

Swedish House Mafia të lansojnë këngën lamtumirëse

Grupi i famshëm botëror i muzikës techno, Swedish House Mafia, kanë zbuluar se do të lansojnë një këngë lamtumirëse.
Teknologji
14:12 / 18.05.2013
Dita Digjitale e Kosovës

Dita Digjitale e Kosovës

Avancimi i biznesit me trendet më të fundit të reklamimit në internet, rrjete sociale dhe pajisje mobile ishte qëllimi i k...
Ekonomi
13:36 / 18.05.2013
Foto: Ilustrim

Cilësia e ushqimit, e varur nga zbatimi i ligjeve

Hulumtimet e bëra nga shumë organizata, përfshirë edhe Qendrën për Hulumtime Strategjike dhe Sociale, që kanë analizuar...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.