Një 83 vjeçar humb jetën aksidentalisht

12:20 / 30.08.2012
Një 83 vjeçar, banor i lagjes numër 2, në komunën e Skenderajt, është raportuar të ketë humbur jetën aksidentalisht, si pasojë e rrëzimit të tij nga pllaka e katit të shtëpisë.

Njësitë policore të stacionit Skenderaj, rreth orës 08:00min, janë informuar lidhur me rastin dhe kanë reaguar menjëherë në vend të ngjarjes.

Pjesëtarët e PK-së, në vend të ngjarjes kanë takuar viktimën A.Durmishi, të shtrirë për tokë dhe pa shenja jete.

Në vend të ngjarjes ka dalë edhe mjeku kujdestar i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Në bazë të raporteve hetimore të policisë, besohet se viktima ishte duke ujitur pllakën e katit të parë të shtëpisë në ndërtim e sipër, ndërsa besohet se aksidentalisht ka rrëshqitur dhe është rrëzuar për tokë.

Hetuesit policor të drejtorisë rajonale të Policisë në Mitrovicë, nuk kanë identifikuar elemente të mundshme për vepër penale, ndërsa rasti është kualifikuar si vdekje aksidentale.

Me vendim të prokurorit publik i cili është informuar lidhur me rastin, trupi i pajetë i viktimës i është dorëzuar familjarëve të tij. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
23:42 / 24.05.2013
David Beckham

Beckham, yll filmash?

David Beckham dëshiron të bëhet yll filmash, me ndihmën e shokut të tij Tom Cruise.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.