Një grua gjendet e mbytur në lumë

19:55 / 1.11.2012
Një grua 51-vjeçare, banore e Poliçanit, është gjetur e mbytur në lumin Osum. Mësohet se gruaja, nënë e tre fëmijëve, ishte larguar para disa ditësh nga shtëpia për të shkuar tek të afërmit e saj në fshatin Valë, të rrethit të Skraparit.

Dy ditë më parë ajo ishte nisur për t’u kthyer në shtëpinë e saj në Poliçan, por dyshohet se gjatë kthimit, për shkak të motit të keq, ajo është rrëzuar aksidentalisht nga një urë dhe ka rënë në ujërat e rrëmbyeshme të Osumit, transmeton TCH.

Trupi i pajetë i gruas, i tërhequr nga rrjedha e lumit, është gjetur sot nga banorët e fshatit Mbrakullë, pak kilometra larg Poliçanit. Ata kanë njoftuar policinë, e cila më pas ka bërë të mundur identifikimin e gruas. Paraprakisht ngjarja është klasifikuar si aksidentale, megjithatë policia vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të saj./Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
20:06 / 22.05.2013
Justin Bieber

Justin Bieber t’i padisë mysafirët e tij?

Justin Bieber do të kërkojë dëmshpërblim prej 5 milionë dollarësh nëse ndonjë prej mysafirëve të tij të ftuar në f...
Teknologji
16:26 / 22.05.2013
MessageMe bën 5 milionë përdorues

MessageMe bën 5 milionë përdorues

Aplikacionet për dërgimin e mesazheve po bëhen gjithnjë e më të famshëm, ndërsa i fundit, MessageMe, i cili është në...
Ekonomi
16:49 / 22.05.2013
Haxhi Arifi

Arifi: Të dehur, ata që kërkojnë shkarkimin tim

Kërkesa e anëtarëve të disa sindikatave të Kosovës, që kanë kërkuar largimin e Haxhi Arifit nga posti i kreut të Bash...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.