Një grua gjendet e vdekur në bregdetin e Durrësit
Gruaja 60 vjeçare është gjetur e vdekur në orët e para të ditës së sotme nga pushuesit në bregun e detit në Durrës.Sipas të dhënave paraprake viktima rreth 60 vjeçe është gjetur e pajetë rreth 15 metra larg bregut, ndërsa nuk dihet ende identiteti i saj.
Gjithsesi nga ana e policisë ka nisur puna për identifikimin e të ndjerës si dhe për zbulimin e shkaqeve që i morën jetën, ndërsa trupi i pajetë është dërguar për ekspertizë.
Pista paraprake për vdekjen e 60- vjeçares është ajo e infarktit, si rrjedhojë e ujit të ftohtë në mëngjes, transmeton noa.al. /Telegrafi/