Një i arrestuar për trafikim me qenie njerëzore

14:45 / 24.10.2012
Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore, konkretisht njësia në Mitrovicë, më 23.10.2012 rreth orës 14:00 ka realizuar një operacion policor më ç’ rast ka arrestuar një person me dyshimin e bazuar se ka kryer veprat penale “Trafikim me qenie njerëzore dhe posedim i substancave narkotike” dhe ka identifikuar një viktimë të trafikimit.

Hetimet lidhur me këtë rast kishin filluar kohë më parë dhe gjatë hetimeve hetuesit policorë kanë siguruar prova dhe dëshmi se i dyshuari A. H. i lindur me 1983 mashkull shqiptar kosovar, viktimën tanimë të identifikuar nga policia e kishte detyruar me anë të forcës dhe kërcënimit të vërë kontakte me persona të tjerë për të kryer marrëdhënie seksuale me pagesë.

“Me urdhër të Gjykatës së Qarkut në Mitrovicë, dhe në mbështetje të njësive tjera relevante të PK-së është kryer kontrollimi i shtëpisë së të dyshuarit dhe një banese në Vushtrri, dhe në banesë është gjetur viktima e cila kishte qenë e vetmuar dhe me shenja të dhunës fizike”, thuhet në kumtesë.

Viktimës i është ofruar tretman mjekësor dhe me pëlqimin e saj dhe në konsultim me prokurorin kujdestar dhe mbrojtësin e viktimave, është strehuar në strehimoren e sigurt.

Gjatë bastisjes në këto lokacione në cilësi të provave materiale policia ka konfiskuar edhe 1.13 gramë substancë narkotike që dyshohet të jetë e llojit Marihuanë, dy mikro memorie dhe një USB.

Me autorizim të prokurorit përkatës të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë. /Telegrafi/
 

Komente

Portali Telegrafi ka kënaqësinë t'u ofrojë forum të lirë për komente dhe diskutim. Fyerjet dhe përdorimi i fjalëve banale, do të pasoj me përjashtim të menjëhershëm nga komentimi.
Ju lutem lexoni rregullat këtu.
 
 
Magazina
20:01 / 24.05.2013
Adrian Gaxha dhe Floriani

Gaxha dhe Floriani sjellin këngën e re

Adrian Gaxha dhe Floriani kanë lansuar sot këngën e tyre më të re duet të titulluar “Kjo Zemër”.
Teknologji
19:43 / 24.05.2013
Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Laptopët e rinj, 50 për qind jetë më të gjatë të baterisë

Windows 8 nuk ka bërë shumë për t’i tërhequr njerëzit të blejnë pajisje elektronike, si laptop apo kompjuterë person...
Ekonomi
16:20 / 24.05.2013

KEK-u nuk menaxhon më asetet e distribucionit

Drejtuesit e Korporatës Energjetike të Kosovës, kanë treguar se nuk menaxhojnë më me Distrubucionit e kësaj korporate dh...
 

Ky portal mirëmbahet nga kompania "Telegrafi". Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen,
të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të "Telegrafit".
Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t'i pranoni Kushtet e Përdorimit.

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2006-2011 Portali Telegrafi

TELEGRAFI sh.p.k.
Rr Bajram Kelmendi Nr.35, Prishtinë, Kosovë
info@telegrafi.com

Zhvilluar dhe dizajnuar nga:
FRAKTON n.p.sh.