Një i plagosur në Lezhë
Debatet për pronën kanë shënuar një tjetër plagosje me armë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Tresh në Lezhë gjatë mëngjesit të sotëm. Mësohet se i plagosur ka mbetur Ded Kovaçi.Rrethanat e ngjarjes janë ende të panjohura, ndërkohë që mendohet se plagosja ka ndodhur pas shkak të debateve për një pronë, transmeton noa.al.
Kovaçi është dërguar me urgjencë në spitalin rajonal të Lezhës, ku po merr edhe ndihmën mjekësore. Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /Telegrafi/