Një i vdekur dhe tre të lënduar në aksident komunikacioni

17:03 / 1.12.2012

Në orët e para të mëngjesit të së shtunës, në fshatin Skifter (Gjylekar) të Vitisë, ka ndodhur një aksident komunikacioni, ku si pasojë e rrokullisjes së një automjeti të udhëtarëve, humbi jetën një qytetarë dhe lëndime pësuan tre të tjerë.

Mësohet se jetën në këtë aksident komunikacioni e ka humbur Bojan Kojic ( 1990) nga Vërboci dhe të lënduar kanë mbetur edhe tre të rinj të tjerë nga po i njëjti fshat.

Zëdhënësi i policisë nga rajoni i Gjilanit, togeri Ismet Hashani, ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 1.45 minuta dhe shkaktar i këtij aksidenti sipas hetimeve të para dyshohet të jetë mos përshtatja e shpejtësisë së qarkullimit të automjetit në rrugë, transmeton Koha.net.

“ Në këtë aksident komunikacioni ka humbur jetën një qytetar i nacionalitetit serb i moshës rreth 22 vjeçare, kurse janë lënduar tre të tjerë”, ka thënë togeri Hashani. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.