Një i vdekur në një aksident në Pejë

10:39 / 11.03.2012

Të dielën, rreth 01:15, në rrugën Tranzit, pikërisht te “Gryka Petroll”-Pejë, ka ndodhur një aksident trafiku më fatalitet. Në këtë aksident ku ka qenë e përfshirë një veturë e markës Opel kalibra, me targa të Kosovës, ka vdekur 50 vjeçari nga fshati Gurakoc i Istogut.

“Në vendin e ngjarjes kanë dal hetuesit e Njësisë për Hetimin e Aksidenteve të Trafikut Rajonal të Pejës dhe në bazë të hetimeve të para dyshohet se: Deri sa ngasësi i veturës ishte duke qarkulluar rrugës se lart cekur, kur arrin në afërsi të pompës se derivateve të lart cekur ka humbur kontrollin mbi automjet dhe godet shtyllën nga metali pronë e pompës”, thuhet në komunikatën e Policisë.

Në këtë aksident në vendin e ngjarjes ka humbur jetën pasagjeri (K/Egjiptian rreth 50 vjeçar) nga fshati Gurakoc-Istog, lëndime trupore ka pësuar ngasësi (K/Egjiptian rreth 29 vjeçar) nga fshati Dobrush-Istog, i cili menjëherë është dërguar në Spitalin Pejës për tretman mjekësor.

Pasi ngasësi kishe pranuar tretmanin mjekësor, ka ikur nga Spitali në drejtim të pa njohur, mirëpo hetuesit e Trafikut Rajonal në bashkëpunim më Policin e Stacionit Policor të Istogut, rreth orës 06:30, kanë arritur ta arrestojnë të dyshuarin.

I dyshuari më pëlqimin e Prokurorit ndalohet në ndalimin Policor. Më urdhër të Prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dorëzuar familjarëve për ceremoninë e varrimit.

Rastin e procedojnë Hetuesit e Trafikut Rajonal të Pejës. /Telegrafi/
 

Komente

Vërejtje:
Telegrafi ka ofruar gjithmonë hapësirë të lire për komentime dhe për diskutim, me qëllimin e mirë të nxitjes së debateve. Por, për shkak të disa komentuesve të papërgjegjshëm, që keqpërdorin këtë mundësi, kemi vendosur ta ndryshojmë qasjen drejt komentimit të lajmeve. Tash e tutje, komentuesit në rubrikat "Lajme" dhe "Ekonomi", profilin e tyre duhet ta autorizojnë me email valid.

Çdo përdorues, në panelin "Settings" duhet të vendos emailin valid, e pastaj të kërkojë që në atë adresë elektronike t'i dërgohet linku për aprovim. Ky link duhet të klikohet, që të autorizohet profili përmes të cilit mund të komentoni.